| LIGJI Nr. 2003 / 19 PËR SIGURI NË PUNË, MBROJTJE TË SHËNDETIT TË PUNËSUARVE DHE AMBIENTIT TË PUNËS |
| e premte . 31 gusht 2007 | |
|
LIGJI Nr. 2003 / 19
PËR SIGURI NË PUNË, MBROJTJE TË SHËNDETIT TË PUNËSUARVE DHE AMBIENTIT TË PUNËS
Kuvendi i Kosovës,
Duke u bazuar në Rregulloren Nr: 2001/9 të dt.15 maj për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes të Përkohshme në Kosovë, kreu 5.1. (g) dhe 9.1.26 ,
Me qëllim të rregullimit të lëmit të sigurisë në punë, mbrojtjen e shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës në Kosovë,
miraton :
Ligjin për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës
Neni 1Dispozitat e përgjithshme
- personat në rikualifikim profesional dhe rehabilitim, 1.5. Qeveria e Kosovës themelon Këshillin e Kosovës për siguri në punë dhe mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës ( në tekstin e mëtejm Këshilli). Këshillin e përbëjnë: Përfaqësuesit e Shtetit, Punëdhënësit, Punëmarrësit dhe ekspert eminent nga lëmi për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës.
1.6. Masat e ndërmarra për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës nga punëdhënësi, nuk e vënë punëmarrësin në kurrfarë obligimi financiar.
1.7. Punëmarrësi: iu përmbahet masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, kujdeset për shëndetin e tij dhe të personave të tjerë të ndikuar nga veprimet e tij/saj në punë, shfrytëzon në mënyrë të duhur mjetet e sigurisë në punë, paisjet personale mbrojtëse (PPM), ato i përdor me kujdes dhe i mban në gjendje funksionale.
Neni 2 Obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit
2.1 Punëdhënësi është i obliguar të krijoi kushtet për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës për punëmerrësit e tij/saj. Punëdhënësi është i obliguar për ti mbuluar të gjitha shpenzimet për kurimin e të len- duarve në punë dhe sëmundjeve profesionale. Krijimi i fondit për sigurimin shëndetësor, nga kontributet e punëdhënësve për të gjithë punëmarrësit , i liron punëdhënësit prej obligimeve për bartjen e shpenzimeve.
paisjeve dhe zbatimi i tyre.2.4.4. Konstruktimi i sistemeve të punës, prodhimit, rrjedhës së punëve, orarit të punës dhe ndikimet e ndërsjellta. 2.4.5. Kualifikimi dhe trajnimi i punëmarrësve në pajtim me standardin Evropian.
2.5 Punëdhënësi pajisë të punësuarin me PPM (paisjet përsonale mbrojtëse) e cila është e paraparë për mbrojtjen kundër ekspozimit të dëmtimeve dhe rreziqeve në punë. Punëdhënësi do ti bartë shpenzimet dhe do të bëj zëvendësimin e paisjeve personale mbrojtëse në intervale të rregullta kohore dhe çdo herë kur është e domsdoshme.
2.5.1 Punëdhënësi obligohet që ti ketë mjetet themelore për dhënien e ndihmës së parë.
2.6. Punëdhënësi është i obliguar që në rast të lëndimeve ose sëmundjes së papritur, punëmarrësit ti siguroi: - dhënien e ndihmës së pare, -të siguroi evakuimin e të punësuarit-lënduarit në mënyrë adekuate natyrës së veprimtarisë së punëdhënësit. -siguroi dhe organizoi kontakte me shërbimin përkatës: - dhënien e ndihmës urgjente, -kujdesit urgjent mjeksor-emërgjencës, -mbrojtjen kundër zjarrit, -aftësimin e numrit të caktuar të punëmarrësve për dhënjen e ndihmës së parë, shpëtimin dhe evakuimin e punëmarrësve në rast të rrezikut të mundshëm.
2.7 Punëdhënësi duhet ta informojë punëmarrësin për rreziqet e punëve të cilat kryhen nga ai/ajo.Punëdhënësi duhet t`i informojë punëmarrësit, të cilët do ti ekspozohen rrezikut të lartë, sa më parë që të jetë e mundshme, rreth rreziqeve dhe masat për mbrojtje në punë për të minimizuar rrezikun. Në rast rreziku të pashmangshëm kërcnues për vete dhe për personat tjerë, punëmarrësit i lejohet për të zbatuar kundër masa të përshtatshme, nëse mbikëqyrësi nuk është aty. Duke patur parasysh trajnimin që është bërë dhe mjetet teknike në dispozicion, punëmarrësit nuk do të pësojnë dëm për akte të tilla, përveç në rastet e neglizhencës flagrante ose sabotimit të qëllimtë.
2.8. Punëdhënësi duhet ta trajnojë punëmarrësin për punë në atë mënyrë e cila siguron mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tij/saj dhe e cila parandalon fatkeqësitë në punë.
2.9. Punëdhënësi do ta informojë, menjëherë organin kompetent për të gjitha rastet e vdekjes në punë, fatëkeqësitë e rënda në punë ose që kan të bëjnë me punën, gjithashtu për të gjitha dukuritë të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëmarrësve në punë ose që janë të lidhura me punën.
2.10 Punëdhënësi i përgjigjet punëmarrësit për dëmin e shkaktuar me rastin e lëndimit në punë dhe sëmundjen profesionale që ka të bëjë me punën, sipas parimit të përgjegjësisë objektive të së drejtës së detyrimeve.
Neni 3Të drejtat dhe përgjegjësit e punëmarrësit
3.2 Punëmarrësi është i obliguar t’i: përmbahet masave të nevojshme për siguri në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarëve dhe ambientit të punës, kujdeset për sigurinë dhe shëndetin e tij/saj dhe të personave të tjerë të ndikuar nga veprimet e tij/saj në punë, shfrytëzon në mënyrë të duhur mjetet e sigurisë dhe PPM-në, ato i përdor me kujdes dhe i mban në gjendje funksionale. Punëmarrësit gjithashtu duhet të kenë përgjegjësi për të siguruar mbrojtjen dhe shëndetin e të gjithë personave të ndikuar nga veprimet në punën e tyre .
3.3.Është e drejtë e punëmarrësve ose e organizatave të tyre t’i zgjedhin ose emërojnë përfaqësuesit e tyre për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarëve dhe ambientit të punës .Personi i tillë do ta mbikëqyrë zbatimin e masave të ndërmarra nga punëdhënësi dhe do të bashkëpunoi me inspektoratin e punës në interes të punëmarrësve në sferën e sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës.
3.4. Punëmarrësi duhet menjëherë ta njohtoi punëdhënësin e tij për çdo mangësi, rrezik shëndetësor, defekt ose ndonjë dukuri tjetër e cila mund ta rrezikoi sigurinë e tij/saj ose të të punëmarrësve tjerë .
3.5. Punëmarrësi ka të drejtë ta refuzoi punën, nëse ai/ajo ka arsye të besoi se ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e tij / saj. Nëse punëdhënësi konsideron se refuzimi i punës është i pabazuar menjëherë duhet ta lajmëroi inspektorin e punës.
3.6. Punëmarrësi bashkëpunon me punëdhënësin dhe nëpunësin për siguri në punë për tu siguruar se mjedisi punues dhe kushtet e punës janë të sigurta dhe se masat e urdhëruara nga inspektori i punës zbatohen nga punëdhënësi.
3.7. Është e drejtë e punëmarrësve dhe e organizatave të tyre që të konsultohen me punëdhënësit në të gjitha aspektet e sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës lidhur me punën e tyre.
3.8. Punëmarrësit do të shfrytëzojnë të gjitha makinat, paisjet, veglat, materialin punues dhe mjetet e transportit si dhe aparatet e sigurisë dhe paisjet personale mbrojtëse (PPM) në pajtim me udhëzimet specifike të aplikimit.
3.9. Punëmarrësi ka të drejtë të sygjeroi përmirësimin e situatës së mbrojtjes dhe shëndetit në vendin e punës.
3.10. Punëmarrësi ka të drejtë të raportoi mungesat e PPM-ve dhe masat e sigurisë në vendin e punës në mënyrë të drejtëpërdrejtë inspektorit të punës, me kusht që ata /ato të kenë baza konkrete për të besuar se masat e mbrojtjes në punë, të zbatuara nga punëdhënësi, janë të pa mjaftueshme dhe si shtesë punëdhënësi nuk e ka evituar rrezikun. Në këtë rast për punëmarrësit nuk do të ketë pasoja.
Neni 4Mbrojtja e të Rinjëve, Grave dhe Personave me aftësi të kufizuara
5.1 Punëdhënësi duhet të vë në dispozicion të të punësuarve numër të mjaftueshëm tëtoaleteve dhe dhoma të ndërrimit ndaras për femra, ndaras për meshkuj dhe timirëmban ato në mënyrë adekuate.
5.2. Punëdhënësi është i obliguar të sigurojë kushte dhe mjete për pastrimin e rrobave tëpunës, veçanërisht nëse punëtorët punojnë me substanca të rrezikshme ose në kushteshumë të ndyra (nëntokë).5.3 Punëdhënësi duhet të ofrojë vende për ngrënie, me lagështi të lejuar, të pastruar, menxehtësi të mjaftueshme, të ventiluar dhe të pa ndikuar nga atmosfera e dëmshme.Vendet e ngrënies duhet të paisen me mobilje të përshtatshme.
Neni 6Lëmit e posaqme të sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës
Lëmitë e posaqme profesionale dhe rreziqet, do të rregullohen në mënyrë të veçantë, nëpërmes akteve nënligjore të bazuara në këtë Ligj.
Neni 7 Ndotja e ajrit
7.1 Niveli i ndotjes së ajrit nga pluhuri dhe gazrat, duhet të matet dhe kontrollohet në institucionet e autorizuara përkatëse. Pluhuri dhe gazrat, duhet të pastrohen përmes ventilimit dhe formave tjera, në atë mënyrë që të parandalojnë koncentrimet që dëmtojmë shëndetin ose pengojnë pamjen konform standardeve Evropiane.
7.2. Në ambientet e mbyllura të punës, ku punon më shumë se një i punësuar ndalohet pirja e duhanit.
7.3. Punëdhënësi është i obliguar të caktoi hapësirat ku është e lejuar pirja e duhanit, dhe të siguroi ato vende në bazë të nenit 13 të këtij ligji.
Neni 8
Punëdhënësi është i obliguar të siguroi sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të punësuarit, sipas natyrës së punës dhe vendit të punës.
Neni 9
Zhurma, Dridhja dhe Drita
Zhurma, dridhja dhe drita duhet të matën dhe kontrollohën nga institutet e autorizuara përkatëse. Niveli i zhurmës dhe dridhjes, duhet të rregullohet dhe të sillen në kufijtë e lejuar në pajtim me minimumin e standardeve Evropiane
Neni 10Ndriçimi
Në çdo vend pune duhet të sigurohet ndriçim i mjaftueshëm, natyral ose artificial dhe mbrojtje nga ndriçimi i tepërt. Neni 11Rreziqet nga elektriciteti
11.1. Të gjitha paisjet elektrike, duhet ta kenë tiketën, në të cilën shënohen karakteristikat e tyre me simbolin CE. Instalimet e rrymës duhet bëhen në pajtim me standardet Europiane (EN).
11.2. Masat për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, nga rryma elektrike, do të definohen nga aktet nënligjore të bazuar në këte ligj. Neni 12Prodhimet kimike
Të gjitha substancat kimike, përfshirë pesticidet, alkalet, acidet dhe substancat tjera korozive duhet të deponohen dhe të përdoren në pajtim me standardet Evropiane mbi kontrollimin e substancave të rrezikshme për shëndetin. Neni 13Zjarri
13.1. Vendi i punës duhet të jetë i paisur me mjete përkatëse kundër zjarrit në pajtim me planin emergjent.
13.2. Të punësuarit duhet të trajnohen nga punëdhënësi, në përdorimin e drejtë të mjeteve në pajtim me planin emergjent dhe në raste emergjente të veprohet sipas planit për evakuim.
13.3. Në raste emërgjente, daljet emergjente duhet të jenë qartë të shënuara dhe duhet ta kenë ndriqimin emërgjent.
13.4. Rruga kah dalja emergjente duhet të mos ketë pengesa, si dhe dyert e daljes emergjente, nuk guxojnë të jenë të mbyllura me çelës.
13.5. Në vendet e punës me më shumë se 20 të punësuar, punëdhënësi është i obliguar ta ketë planin për evakuim emergjent.
Neni 14Dokumentacioni dhe Shënimet
14.1. Punëdhënësi duhet të mbajë:
- Çertifikatat teknike të cilat qartë specifikojnë aplikimin e rregullave të sigurisë në punë, shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, për lokalet, pjesët e lokaleve të shfrytëzuara si dhoma pune dhe dhomave ndihmëse në përdorim,
-udhëzimet mbi përdorimin e gjithë makinerisë dhe të paisjeve në procesin e punës,
-çertifikatat të cilat vërtetojnë se instalimet janë në rregull dhe tregojnë qartë karakteristikat e makinerisë në përdorim, në pajtim me standardet Evropiane.
14.2. Punëdhënësi duhet të mbaj evidencën për:
-programet për trajnimin e punëtorëve për kryerjen e punëve në mënyrë të sigurtë,
-kontrollimin paraprak dhe periodik mjekësor të punëtorëve të përcaktuar në punë të cilat kryhen në kushte të veçanta të punës,
-substancat e rrezikshme të cilat prodhohen,
- aksidentet në punë, rastet e lëndimeve të rënda, vdekjeve në punë, rastet e sëmundjeve profesionale,
-rezultatet e të gjitha vlerësimeve për rreziqet, masave të ndërmarra për ti eliminuar rreziqet e tilla dhe rezultatet e kontrollimeve mbi efektëshmëritë e masave të tilla,
-ndryshimet në proceset teknologjike të cilat rrezikojnë ose mund të paraqesin rrezik për sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës .
Neni 15Masat ndëshkimore Me gjobë prej 500 € deri 35000 € , do të denohen punëdhënësit të cilët i cenojnë dispozitat e neneve : 2.1, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5, 2.6, 2.7, 2.8, 2.9, 3.7, 4, 5.1, 5.2, 5.3, 7, 9, 11.1, 11.2, 12, 13.1, 13.2 , 13.3, 13.4, 13.5 dhe 14.
Me gjobë prej 100 € deri 500 € , do të denohen punëmarrësit të cilët i cenojnë dispozitat e neneve : 3.2, 3.4, 3.5, 3.7 dhe 3.8.
06.11.2003 UNMIK/REG/2003/33 |
| < Mbrapa | Para > |
|---|

