| LIGJI Nr. 2003 / 15 PËR SKEMËN E NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË |
| e premte . 31 gusht 2007 | |||||||||||||||||
|
LIGJI Nr. 2003 / 15 PËR SKEMËN E NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË
Kuvendi i Kosovës,
Në përputhje me autorizimin që i është dhënë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 dhe me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme.
Duke marrë parasysh Shtojcën VII pjesën (xi) të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë- Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/19 të datës 13 shtator 2001 për Vetëqeverisjen e Përkohshme të Institucioneve.
Me qëllim që të sigurohet rrjeti i sigurisë sociale në kuadrin e gjerë të mbrojtjes sociale në Kosovë dhe të lehtësohet varfëria me anë të ndihmave sociale për të varfrit dhe familjet nevojtare, Miraton: Neni 1
Me këtë ligj rregullohet skema e ndihmës sociale me qëllim të mbrojtjes dhe përkujdesit të familjeve të rrezikuara në aspektin social.
Neni 2Përkufizimet Sipas këtij ligji:
2.1. “Familja”përbëhet prej atyre personave nevojat e të cilëve merren parasysh me rastin e vendosjes së përzgjedhshmërisë dhe shumës së ndihmës sociale, dhe përkufizohet si një bashkësi që përbëhet prej paraqitësit të kërkesës ose marrësi të ndihmës dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të familjes, të cilët janë në bashkësi familjare: bashkëshorti/ja e tij /saj ose partnerët që jetojnë bashkë, prindërit dhe fëmijët, përfshirë fëmijët e birësuar (bijëzuar) fëmijët në strehim familjar apo fëmijët e njërit partner. Prandaj, familja mund të përbëhet nga paraqitësi i kërkesës ose marrësit të ndihmës dhe një, dy, tre a më shumë anëtarëve që jetojnë në një bashkësi familjare. Individi pa asnjë anëtar tjetër të familjes në bashkësinë familjare, sipas këtij ligji, konsiderohet një familje.
2.2. Anëtarët e familjes të cilët janë :
i. në moshën gjashtëdhjetë e pesë(65) vjeç ose më të vjetër apo
ii. personat me aftësi të kufizuara, kur marrin ndonjë beneficion nga ndonjë skemë e ardhme e pensionit për aftësi të kufizuar, e financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, me të drejtë individuale, apo
iii. që paguhen sipas Rregullores 2000/66, e cila drejton skemën “Beneficionet për invalidët e luftës dhe të afërmit e atyre që kanë vdekur si pasojë e konfliktit të armatosur në Kosovë “ do të përfshihen në përkufizimin e familjes, të parashtruar në nenin 2 pika 1.
Por, anëtarët e tillë – megjithëse janë të përfshirë në përkufizimin e familjes – nuk do të mirren parasysh kur të llogaritet madhësia e familjes e cila përcakton shumën e ndihmës sociale që duhet dhënë një familjeje. Përjashtim të vetëm do të bëjnë anëtarët e familjes të cilët marrin pagesë sipas Rregullores 2000/66 , e cila drejton skemën “Beneficionet për invalidët e luftës dhe të afërmeve të atyre që kanë vdekur si pasojë e konfliktit të armatosur në Kosovë”. Në rastet e tilla, anëtarët e familjes të cilët marrin pagesa sipas Rregullores 2000/66 do të llogariten si anëtarë të familjes kur të përcaktohet madhësia e familjes për pagesat e ndihmës sociale.
2.3. “Pension i aftësisë së kufizuar” nënkupton çdo pagesë të sigurisë sociale që u bëhet personave të cilët konsiderohen me aftësi të kufizuara sipas legjislacionit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i cili drejton skemën e tillë të pagesave.
2.4. “Bashkësia familjare” përkufizohet si një grup individësh që jetojnë bashkë nën një kulm dhe që bashkarisht ndajnë shpenzimet e jetesës. Sipas këtij ligji, bashkësia familjare mund të përfshijë personat që nuk janë anëtarë të familjes .
2.5. “Jetimi” përkufizohet si fëmijë, të dy prindërit e të cilit kanë vdekur, ose që është lindur nga një prindër i vetëm (vetushqyes) që ka vdekur.
2.6.“Prindi vetushqyes” përkufizohet si prind apo kujdestar ligjor i fëmijës deri në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, që jeton me fëmijën dhe është përgjegjës i vetëm ligjor dhe financiar i fëmijës.
2.7. “Person i/e varur” përkufizohet si individ i cili i takon njërit prej grupeve që vijojnë:
i. Personat që janë mbi moshën tetëmbëdhjetë(18) vjeç dhe të cilët kanë të meta të rënda dhe aftësi përherë të kufizuara që e bëjnë atë të paaftë për të punuar për punë shpërblyese.
ii. Personat që janë gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç apo më të moshuar;
iii. Kujdestarët e përhershëm të personave me aftësi përherë të kufizuara apo të personave në moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeç ose më të vjetër të cilëve u nevojitet kujdes i përhershëm, apo fëmija nën moshën 5 vjeçe.
iv. Personat deri në, moshën katërmbëdhjetë (14) vjeç;
v. Personat ndërmjet moshave pesëmbëdhjetë (15)dhe tetëmbëdhjetë (18) dhe të cilët janë në shkollim të rregullt të mesëm;
vi. Prindërit vetushqyes me, së paku, një fëmijë nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç.
Sipas këtij ligji, personat që i takojnë çfarëdo grupi të shënuar në nën-paragrafët (i) deri në (vi) më lartë, konsiderohen të paaftë për punë të shpërblyeshme.
2.8. “Komisioni Mjekësor” nënkupton një grup ekspertësh mjekësor i formuar ose i miratuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me qëllim të përcaktimit të gjendjes shëndetësore , duke përfshirë shkallën e gjendjes shëndetësore të çdo personi apo anëtari të familjes i cili është i përfshirë me këtë ligj.
2.9. Një person do të konsiderohet se është me të meta të rënda dhe aftësi përherë të kufizuara nëse është mbi moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe nën moshën 65 vjeç dhe është me aftësi të kufizuara fizike apo mendore dhe është i paaftë për punë shpërblyese. Aftësia përherë e kufizuar dhe e meta e rëndë fizike dhe mendore përkufizohet aftësia përherë e kufizuar fizike dhe mendore në shkallë jo më pak se 80%, siç është aftësia e kufizuar që e bën personin të paaftë për punë në kohën kur ai paraqet kërkesën dhe për një periudhë vijuese prej jo më pak se dy vite.
2.10.“Verifikimi i gjendjes materiale” siç referohet në Udhëzimin Administrativ që e shoqëron këtë Ligj i referohet verifikimit të të hyrave të llogaritshme dhe të pa- llogaritshme dhe të mirave materiale të llogaritshme dhe të pallogaritshme. Verifikimi i gjendjes shërben për vlerësimin e kritereve financiare, siç parashihet në nenin 5, për llogaritjen e shumës neto të ndihmës sociale që duhet të paguhet.
2.11. ”Ministria “ do të thotë Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale”
Neni 3Skema e ndihmës sociale
3.1. Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë financiare familjeve të përzgjedhshme në përputhje me kriteret e parapara në këtë ligj dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
3.2. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (në tekstin e mëtejmë“Ministria”) i ka caktuar Qendrat për Punë Sociale (në tekstin e mëtejmë: organet përkatëse) për ta administruar skemën e ndihmës sociale. Ministria mund të caktojë edhe organe të tjera për administrimin e skemës sociale, si edhe të miratojë dispozita ligjore për administrimin e drejtpërdrejtë të saj.
Neni 4Kriteret jo-financiare për ndihmë sociale
4.1. Për të përfituar ndihmën sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë banorë të përhershëm në Kosovë dhe t’i plotësojnë kushtet për klasifikim në njërën prej kategorive vijuese:
(a) Kategoria e parë
Familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur sipas përkufizimit të dhënë në nenin 2 pikën 7 të këtij ligji dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar.
(b) Kategoria e dytë
Familja me një anëtar të familjes të aftë për punë dhe:
(i) me të paktën një fëmijë nën moshën pesë (5) vjeç apo (ii) që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç ,
Të gjithë anëtarët e familjes për përfshirje në kategorinë e dytë ose duhet të jenë të varur sipas përkufizimit të nenit 2.7 të këtij ligji, ose duhet të jenë të regjistruar si të papunësuar në Zyrat e Punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
4.2. Personat që kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç dhe që kanë mbaruar shkollimin e mesëm do të konsiderohen si të aftë për punë dhe në gjendje për të punuar edhe nëse vazhdojnë shkollimin e rregullt në universitet ose në ndonjë program trajnues.
4.3. Personat që:
a) banojnë, ose
b) janë në institucione të tipit të mbyllur, si: institucionet psikiatrike, shtëpitë e pleqve, institucionet religjioze, shkollat rezidenciale dhe burgjet,
nuk mund të përfitojnë ndihma sociale sipas këtij ligji..
Neni 5 Kriteret financiare për ndihmë sociale
5.1. Përveç kërkesave të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji, organet përkatëse shqyrtojnë edhe kushtet shtesë ,të parashikuara në nenin 5, për të fituar të drejtën e ndihmës sociale.
5.2. Për të fituar të drejtën në ndihmë sociale, kërkuesi ose marrësi duhet t’i përmbushë kërkesat financiare të përzgjedhshmërisë. Kërkuesi ose marrësi i përmbushin kërkesat financiare të përzgjedhshmërisë vetëm kur ata i përmbushin këto kushte:
a). Ai apo ajo ka mjete që llogariten nën kufizimin e lejuar. Këto kufizime të mjeteve do të saktësohen në një Udhëzim Administrativ (në tekstin e mëtejmë “ Udhëzim” ) që do ta lëshojë Ministria. dhe
b).Nëse ai apo ajo ka të hyra të përgjithshme që llogariten të jenë (pas zbritjeve të duhura) nën shkallën standarde të përgjithshme mujore për atë familje, të saktësuara në nenin 9 pikën 1.
5.3. Të mirat materiale mund të jenë të llogaritshme ose të pallogaritshme për përcaktimin e për zgjedhshmërisë financiare. Të mirat materiale të llogaritshme janë të gjitha ato të mira që merren parasysh për përcaktimin e për zgjedhshmërisë financiare. Të mirat materiale të pallogaritshme janë të gjitha të mirat që bëjnë përjashtim dhe nuk merren parasysh për përcaktimin e për zgjedhshmërisë financiare. Të gjitha të mirat materiale konsiderohen si të llogaritshme nëse nuk përkufizohen si të pallogaritshme.
Të mirat materiale të llogaritshme janë sendet me vlerë që përfshijnë, por nuk përkufizohen vetëm në : pagesat e përgjithshme nga sistemi i Pensioneve Individuale të Kursimit që u jepen pjesëmarrësve ose përfituesve -siç parashihet në Rregulloren 2001/35, pagesa të tjera të përgjithshme, bizneset private apo familjare, prona, disa lloje të caktuara të pasurisë së patundshme, toka, dhe automjetet funksionale që mund të krijojnë të ardhura. Udhëzimi do t’i saktësojë llojet e të mirave materiale të llogaritshme dhe të pallogaritshme dhe principet e vlerësimit të të mirave materiale Në muajin në të cilin merren pagesat e përgjithshme, ato do të trajtohen si të hyra të llogaritshme. Për muajt vijues këto pagesa të përgjithshme do të trajtohen si të mira materiale të llogaritshme.
5.4. Zotërimi apo qasja përfituese e disa llojeve të caktuara të të mirave materiale mund ta diskualifikojnë familjen nga ndihma sociale. Këto të mira materiale do të përkufizohen në Udhëzim .
5.5. Të mirat e pallogaritshme materiale përfshijnë, por nuk përkufizohen vetëm në to: kursimet e anëtarëve të familjes në llogaritë individuale të sistemit të Kursimeve Pensionale Individuale të Detyrueshme të Kosovës (siç përcaktohet me nenin 2 pikën 3 të Rregullores 2001/35 ); prona e shfrytëzuar si vendbanim kryesor i familjes; automjeti i shfrytëzuar vetëm nga familja për qëllime shtëpiake dhe që nuk shfrytëzohet për të krijuar të ardhura; toka nën përkufizimin e përcaktuar në Udhëzim. Udhëzimi do ta saktësojë sasinë e tokës që do të konsiderohet si e pallogaritshme.
5.6. Të hyrat mund të jenë të llogaritshme dhe të pallogaritshme në përcaktimin e përzgjedhshmërisë financiare apo në llogaritjen e shumës së ndihmës sociale. Të hyrat e llogaritshme janë të gjitha të hyrat që merren parasysh në përcaktimin e përzgjedhshmërisë financiare. Të hyrat e pallogaritshme janë të gjitha të hyrat që bëjnë përjashtim nga vlerësimi i përzgjedhshmërisë financiare. Të gjitha të hyrat do të konsiderohen si të hyra të llogaritshme nëse nuk përkufizohen si të hyra të pallogaritshme.
5.7. Të hyrat e llogaritshme përfshijnë, por nuk përkufizohen vetëm në këto: të hyrat e fituara dhe të pafituara, të hyrat e pranuara në mall, qiraja, dërgesat e parave , beneficionet që u janë dhënë anëtarëve të familjes sipas Rregullores 2000/66, e cila administron “Beneficionet për invalidët e luftës dhe të afërmit e atyre të cilët kanë vdekur si pasojë e konfliktit të armatosur në Kosovë” , pensionet e sistemit të Pensioneve Individuale të Kursimit dhe Pensioneve Plotësuese Individuale ose të Punëdhënësve, siç është paraparë me Rregulloren 2001/35, pensionet që mirren nga jashtë, disa pagesa të përgjithshme, dhe lloje të ndryshme të të hyrave, siç do të saktësohen në Udhëzim .
Të mirat materiale të pallogaritshme përfshijnë: Pensionin Themelor (siç përkufizohet në Rregulloren 2001/35 dhe në Ligjin mbi Metodologjinë e përcaktimit të Pensionit themelor në Kosovë ), Pensionin e Aftësisë së Kufizuar (siç përkufizohet në nenin 2 pikën 3 të këtij Ligji ). disa pagesa të përgjithshme, pagesat e njëhershme që u jepen familjeve që fitojnë të drejtën në ndihmë sociale, siç përcaktohet në këtë Ligj, prodhimi shtëpiak për konsum familjar, disa lloje të caktuara të kredive dhe ndihmave financiare dhe lloje të tjera të të hyrave, siç saktësohen në Udhëzim.
5.8. Udhëzimi mund të saktësojë llojet e zbritjeve që do të zbatohen prej të hyrave të llogaritshme apo të pallogaritshme.
5.9. Subjekt i nenit 5.5, nëse vlera e të mirave materiale të llogaritshme familjare është nën kufizimin (limitin) e testit të të mirave materiale mujore (siç përcaktohet në Udhëzim) dhe nëse të hyrat e llogaritshme mujore të familjes (pas zbritjeve përkatëse) janë nën normën standarde mujore (siç përcaktohet në nenin 9.1.) atëherë familja është e përzgjedhshme nga aspekti financiar për ndihmë sociale.
Neni 6Kërkesat për ndihmë sociale
6.1. Familjet që konsiderojnë se janë rast social sipas nenit 4.1 (a) dhe/ose 4.1.(b) parashtrojnë kërkesë me shkrim për ndihmë sociale organit përkatës. Në të njëjtën kohë, familja nuk mund të parashtrojë kërkesë përkatësisht të shfrytëzojë ndihmë nga më shumë se një organ. Familja mund të marrë ndihmë sociale në të njëjtën kohë vetëm nga një organ përkatës.
6.2. Familjet që paraqesin kërkesat e tyre në bazë të një anëtari apo më shumë anëtarëve me aftësi përherë të kufizuara, duhet të paraqesin edhe certifikatën e komisionit mjekësor për gjendjen shëndetësore të tyre. Procedura për konstatimin e shkallës dhe të llojit të aftësisë së kufizuar nga komisioni mjekësor përcaktohet me Udhëzim të cilin e lëshon Ministria.
6.3. Procedura për paraqitjen e kërkesave për ndihmën sociale rregullohet me një Udhëzim administrativ të cilin e lëshon Ministria.
Neni 7Periudha e shfrytëzimit të ndihmës sociale
7.1. Familja që ka fituar të drejtën e ndihmës sociale në përputhje me nenin 4, pika 1(a) do të marrë ndihmë sociale deri në gjashtë muaj, me kusht që t’i plotësojë kriteret e parashikuara gjatë kësaj periudhe. Pas kalimit të periudhës së lartpërmendur, familja duhet të bëjë kërkesë të re për vazhdimin e të drejtës për ndihmë sociale.
7.2. Familja që ka fituar të drejtën e ndihmës sociale në pajtim me nenin 4.1 (b) do të marrë ndihmë sociale deri në gjashtë(6) muaj, me kusht që t’i përmbushë kriteret e parashikuara gjatë kësaj periudhe dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme për punësim, sipas kërkesës së organeve përkatëse. Organet përkatëse kërkojnë nga ata dëshmi mbi orvajtjet e tyre për të gjetur punë dhe shpeshtësia e këtyre dëshmive përcaktohet në Udhëzim të cilin e lëshon Ministria. Pas mbarimit të periudhës së përmendur më sipër, familja paraqet kërkesë të re për ndihmë sociale.
Neni 8Detyra për të informuar
8.1. Organi përkatës ka për detyrë që ta informojë me shkrim secilin kërkues të ndihmës sociale për rezultatin e kërkesës në afatin prej katërdhjetë e pesë (45) ditësh nga dita e dorëzimit të kërkesës së tij të kompletuar tek organi përkatës.
8.2. Familja që merr ndihmë sociale duhet ta informojë menjëherë organin përkatës për çdo ndryshim të rrethanave, të cilat mund të ndikojnë në të drejtën e tyre për ndihmë sociale.
8.3. Ministria dhe organi përkatës mund të autorizojë nëpunës për të bërë verifikime të rastit ose verifikime sistematike të familjeve që marrin ndihmë sociale, në mënyrë që të vërtetohen faktet e paraqitura në kërkesat e tyre. Për verifikime të tilla kërkuesi i ndihmës nuk duhet të paralajmërohet, në qoftë se ato bëhen gjatë ditës.
8.4. Nëpunësve të autorizuar sipas nenit 8.3 u jepet autorizimi për verifikim të kërkesave, dhe nëse kërkohet, duhet ta dëshmojnë identitetin e tyre dhe të veprojnë vetëm brenda autorizimeve të përcaktuara.
Neni 9Llogaritja e pagesave mujore të ndihmave sociale
9.1. Shkalla e standardeve mujore për ndihmë sociale përcakohet sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe numrit të pikave sipas anëtarit siç është në tabelë.
Lartësinë e vlerës së pikës në evro e përcakton Ministria për Ekonomi dhe Financa në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
9.2. Shuma e ndihmës sociale mujore që duhet t’i paguhet familjes së përzgjedhshme është ’C’, ku: C=A-B dhe ku: “A” është Shkalla standarde mujore bruto e ndihmës sociale që i jipet familjes me aq anëtarë, dhe
“B” është e hyrë neto mujore e llogaritshme e familjes së përzgjedhshme, pasi të jenë bërë zbritjet e lejueshme.
Në rastet kur Shkalla standarde mujore bruto është e barabartë me të hyrat e llogaritshme mujore neto atëherë familja fiton të drejtën në ndihmë sociale, përveç në rastet siç përcaktohet në nenin 9 pikën 3 dhe në nenin 12.
Në rastet kur Shkalla standarde mujore bruto është më e lartë se të hyrat mujore neto të llogaritshme atëherë familja fiton të drejtën në pagesë minimale prej 10 Eurosh në muaj.
9.3. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, në përputhje me Ligjin mbi Menaxhmentin Publik Financiar dhe Kontabilitet dhe në bazë të buxhetit të përgjithshëm të propozuar, të cekur në nenin 13, përfshijnë pagesa (momentale)të njëhershme që u jepen familjeve kur të gjithë anëtarët e familjes janë të përkufizuar sipas nenit 2 pikës 2. dhe , vetëm për këtë arsye, ata do të ishin marrë parasysh për pagesa në përputhje me nenin 9 pikën 2. Procedurat për këto pagesa do të përkufizohen në një Udhëzim të cilin e lëshon Ministria.
9.4. Familjet që fitojnë të drejtën sipas ligjit ekzistues, do t’i marrin pagesat në mënyrë retroaktive prej muajit kur i është dorëzuar kërkesa e kompletuar autoritetit përkatës.
Neni 10Gjobat për dëshmi të rreme dhe obstruksione
10.1. Çdo person që me vetëdije deklaron të dhëna të pavërteta ose paraqet dokumente të pasakta për të përfituar ndihmën sociale sipas ligjit të tashëm, apo që nuk e informon organin përkatës për çdo ndryshim të rrethanave, të cilat mund të ndikojnë në të drejtën e tyre për ndihmë sociale, është i obliguar ta kthejë shumën e parave të marrë padrejtësisht. Personi i tillë do të paguajë shumën tjetër e cila është e barabartë me shumën mujore të ndihmës sociale për një familje. Procedurat për kthimin e parave do të përcaktohen në një Udhëzim të cilin e lëshon Ministria .
10.2. Çdo person që pengon qëllimisht përpjekjet e ligjshme të organit përkatës për t’i verifikuar faktet e paraqitura në kërkesë, i refuzohet kërkesa për ndihmë sociale.
Neni 11Shqyrtimi i ankesave
11.1. Kërkuesi i ndihmës që mendon se vendimi zyrtar i organit përkatës është i padrejtë, mund t’i parashtrojë ankesë me shkrim drejtorit të organit përkatës, tek i cili ka bërë kërkesën për ndihmë sociale. Ankesat behën jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë pas marrjes të vendimit. Organi përkatës shqyrton ankesën dhe njofton me shkrim ankuesin jo më vonë se njëzet e një (21) ditë pas marrjes së ankesës.
11.2. Kërkuesi i ndihmës që nuk është i kënaqur me vendimin e organit përkatës sipas nenit 11.1, mund t’i paraqesë ankesë me shkrim Komisionit të ankesave, i cili vepron nën autorizimin e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale . Ankesat dorëzohen jo më vonë se katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e vendimit të marrë sipas nenit 11.1. Komisioni i ankesave duhet ta shqyrtojë ankesën dhe ta njoftojë me shkrim parashtruesin e ankesës për vendimin e marrë jo më vonë se njëzet e një (21) ditë pas marrjes së ankesës.
11.3. Kërkuesi i pakënaqur me vendimin e Komisionit mjekësor (pas shqyrtimit të gjendjes mjekësore të anëtarit të familjes që deklaron se është me aftësi përherë të kufizuara) ose me vendimin e Komisionit për ankesa, siç parashihet në nenin 11 pikën 2, ka të drejtë që të parashtrojë ankesë në gjyqin kompetent.
Neni 12 Nevojat e jashtëzakonshme
12.1. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mund të marrë vendim për të përmbushur ad - hoc nevoja momentale të veçanta që nuk janë parashikuar me këtë ligj. Në vështrim të këtij ligji konsiderohet e veçantë një nevojë momentale dhe e njëhershme por jo e vazhdueshme. Po qe se një nevojë e njëjtë është paraqitur ose mund të paraqitet brenda 12 muajsh, ajo nevojë nuk mbështetet sipas këtij neni. Organet gjegjëse vlerësojnë dhe administrojnë dhënien e një mbështetjeje të tillë. Procedura për përkrahjen e nevojave të veçanta do të rregullohet me Udhëzim administrativ të Ministrisë. Familja ose individi mund të kërkojë këtë ndihmë pavarësisht a është shfrytëzuese apo jo si ndihmë sociale. Familja (individi) mund të kërkojë përmbushjen e nevojave të veçanta vetëm prej një organi në përputhje me nenin 9. Familja ose individi nuk mund të kërkojë në të njëjtën kohë ndihmë materiale për një nevojë të njëjtë prej më shumë se një organi. Vetëm një anëtar i familjes mund të kërkojë ndihmë në çdo kohë.
12.2. Buxheti për skemën e ndihmë sociale, i cekur në nenin 13 do të përfshijë pagesa të veçanta për nevoja të jashtëzakonshme.
Neni 13Administrimi dhe financimi i Skemës
13.1. Sipas këtij ligji, Skema e ndihmës sociale administrohet nga Ministria e Punës Dhe e Mirëqenies Sociale. Qeveria brenda 60 ditëve, pas sugjerimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, lëshon një a më shumë Udhëzime administrative që përmbajnë rregulla të cilat duhet të përmbushen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në administrimin e skemës së ndihmës sociale që është themeluar sipas këtij ligji. Këto Udhëzime administrative duhet të jenë në përputhje me këtë Ligj dhe me Ligjin mbi Menaxhimin Financiar Publik dhe Kontabilitet.
13.2. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në përputhje me Ligjin mbi Menaxhimin Financiar Publik dhe Kontabilitet, përcaktojnë buxhetin vjetor për skemën e ndihmës sociale.
13.3. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë i vërteton Qeverisë së Kosovës, për çdo vit, jo më vonë se më 1 dhjetor, se shuma e mjaftueshme e buxhetit i është ndarë, për vitin vijues për pagesat e ndihmës sociale në Shkallën standarde mujore bruto. Nëse Ministria e Financave dhe e Ekonomisë nuk mund të vërtetojë se ka fond të mjaftueshëm për pagesat e ndihmës sociale në Shkallën standarde mujore bruto, ajo (Ministria) duhet t’i paraqesë Qeverisë për miratim, një propozim të arsyetuar të një shume të tjetër buxhetore, e cila, megjithatë, nuk duhet të jetë më e ulët se shuma e vitit aktual.
13.4. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, bashkërisht me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, vërtetojnë për çdo vit shkallët standarde bruto për ndihmë sociale, në bazë të të dhënave në dispozicion të përfituesve të mundshëm dhe mundësive të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.
Neni 14Fshehtësia e informatës personale
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe organet përkatëse nuk duhet t’ia tregojnë informatat e mbledhura të përfituesve të skemës asnjë organizate ose organi, përveç rasteve kur kjo bëhet me qëllim zbulimi të mashtrimit ose korrupsionit. Në rastet e jashtëzakonshme, informata mund t’u tregohet organeve publike për të mundësuar ndihma financiare, ndihma të tjera, pagesat e beneficioneve në mallra që u jepen anëtarëve të një familjeje. Këto kërkesa mund të merren parasysh kur ekziston bazë specifike statutare për një ndihmë financiare të posaçme, ndihmë tjetër, pagesë ose përfitim në mallra , kur këto nuk janë në kundërshtim me synimin e skemës së ndihmës sociale dhe kur efekti i këtyre nuk ndikon në diskualifikimin e familjes nga e drejta për ndihmë sociale .
Neni 15Zbatimi
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale mund të lëshojë Udhëzime administrative për zbatimin e këtij ligji. Këto udhëzime administrative duhet të jenë në përputhje me këtë Ligj dhe me Ligjin mbi Menaxhimin Publik Financiar dhe Kontabilitet dhe në përputhje me çdo urdhëresë administrative të Qeverisë.
Neni 16Ligji në fuqi
Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji shfuqizohet çdo Ligj tjetër që rregullon këtë materie. Neni 17Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 4 muaj pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe pas shpalljes nga PSSP-ja.
18.08.2003 UNMIK/REG/2003/28 |
|||||||||||||||||
| < Mbrapa | Para > |
|---|

